Η προθυμία του στρατού στη δεκαετία του '80
Strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të bëheshin gati për luftë të paktën 750 mijë njerëz. Nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit, ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”. Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz me uniformë jeshile. Por si ishte e organizuar ushtria shqiptare në vitet ’75-’85, gjë që daton dhe me kulmin e fuqisë së saj? Ish drejtuesit e lartë të saj kanë dhënë këto shifra: Kolonel Edip Ohri, ish-komandanti i Aviacionit Shqiptar Aviacioni, 240 mjete fluturuese “I gjithë aviacion u inkuadrua në 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët u inkuadrua...